Lidhje

Kajro shtyn bisedimet pozitë-opozitë


Përkrahësit islamikë të zotit Morsi mbështesin kushtetutën e propozuar, ndërsa opozita e kundërshton atë

Ushtria egjiptiane tha se bisedimet për bashkim të caktuara për sot mes presidentit Mohamed Morsi të mbështetur nga islamikët dhe opozitës laike në vend janë shtyrë. Nuk është caktuar ende një datë e re.

Gjenerali i lartë i Egjiptit Abdel Fattah al-Sissi është përpjekur të të zgjidh krizën politike duke u angazhuar në organizimin e bisedimeve. Të dyja palët janë thellësisht të ndara mbi referendumin për projekt-kushtetutën.

Përkrahësit islamikë të zotit Morsi mbështesin kushtetutën e propozuar, ndërsa opozita e kundërshton atë.

Opozita u bëri thirrje përkrahësve të saj sot të shkojnë dhe të votojnë “jo” për referendumin. Agjencia Associated Press njofton se grupi i opozitës mund ta bojkotojë votimin në se shteti nuk siguron qëndrat e votimit ose nuk lejon gjykatësit të vëzhgojnë procesin.

XS
SM
MD
LG