Lidhje

Ekipi amerikan përballë atij anglez më 12 qershor

  • Zëri Amerikës

Ekipi amerikan arrin për stërvitje

Ekipi amerikan arrin për stërvitje

Ndërkohë, po shtohet interesimi për ndeshjen e 12 qershorit midis Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara në Afrikën e Jugut. Tifozët amerikanë presin të shikojnë nëse ekipi i tyre do të përsërisë fitoren e bujshme 60 vjet më parë kur Amerika mundi Anglinë me rezultat 1 me 0. Lojtarët amerikanë thonë se nuk kanë iluzione për ekipin që do të ndodhet nesër përballë tyre. Vitin e kaluar, ekipi amerikan arriti një fitore të papritur kundër Spanjës. Trajneri Bob Bradley do ta ketë të vështirë të gjejë kombinacionin ideal për qendër-mbrojtësit. Lojtarët thonë se janë psikologjikisht të përgatitur dhe se sfida që i pret është e madhe për një ndeshje të parë. Ndeshja fillon në orën 8:30 të mbrëmjes sipas orës së Shqipërisë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG