Lidhje

Ekipi amerikan synon kupën botërore


Ekipi amerikan synon kupën botërore
Ekipi amerikan synon kupën botërore

Ekipi amerikan i futbollit për femra tërhoqi vëmendjen e mbarë vendit në vitin 1999, kur fitoi për herë të tretë Kupën e Botës në futboll për femra përpara 90 mijë admiruesve në stadiumin Rose Bowl të Kalifornisë. Por, në botërorët që vijuan, si më 2003 ashtu edhe në 2007, amerikanet përfunduan në vendin e tretë dhe kupën e fitoi Gjermania. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara fituan medaljen e artë në lojrat olimpike 2008, dhe radhiten të parat në futbollin për femra. Kupa Botërore fillon në Gjermani në qershor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tala Hadavi vizitoi ekipin në ndeshjen e fundit përgatitore.

Pritshmëria për Kupën e Botës në futboll për femrat në Gjermani është më e madhe se kurrë. Por nuk ka qënë gjithmonë kështu. Trainerja kryesore e ekipit kombëtar amerikan Pia Sundhage e mban mend ndryshe situatën në vitet 1960 në Suedi ku u rrit.

“Unë luaja me çunat. Ata në fakt ma ndryshuan emrin dhe më quanin Pele pasi nuk lejohej që unë të luaja”.

Kupa e parë Botërore në futboll për femra u zhvillua në vitin 1991, 61 vjet pas kampionatit të parë për meshkuj. Gjatë periudhës së famshme të futbollistes Mia Ham, ekipi kombëtar amerikan fitoi në vitin 1991 dhe në 1999. Në kampionatin e vitit 1999 që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara, u shënua një numër rekord i audiencës dhe mbulimit të ndeshjeve nga media.

Mia Hamm shënoi 158 gola në ndjeshje ndërkombëtare gjatë karrierës së saj, më shumë se çdo lojtar tjetër, femër apo mashkull në historinë e këtij sporti.

“Shpresoj që pjesmarrja jonë të ketë ndihmuar. Si lojtare me morrëm përgjegjësi të madhe për të siguruar që brezat e ardhshëm, në vend dhe arenën ndërkombëtare të kishin mundësitë që ne ndoshta nuk i kishim”.

Ekipi kombëtar i këtij viti ka vetëm një lojtare nga ekipi i vitit 1999. Christie Rampone, atëherë vetëm 24 vjeç, është tani nënë e dy fëmijëve dhe do të luaj për Kupën e katërt Botërore.

“Pesëshja famoze ishin padyshim pioneret e futbollit me Mian dhe Xhulin, Kristine Lilly, Joy dhe Carla. Ishte mrekulli të luaje me to dhe të ishe pjesë e ekipit të vitit 1999. Tani po përpiqem të drejtojë brezim e ardhshëm për të marrë përsëri titullin kampion”.

Për ta marrë këtë titull, ekipi është stërvitur së bashku pa ndërprerje për gjashtë muajt e fundit. Amerikanet radhiten të parat por gati e humbën kupën pasi humbën me Meksikën vitin e kaluar. Ato duhet të fitonin një ndeshje eliminatore kundër Italisë për të hyrë në 16-she. Sundhage mendon se rruga e vështirë në kampionat e bëri ekipin më të fortë.

“Ishim nervoze por dolëm më të forta nga dy ndeshjet me Italinë. Mendoj se na bëri mirë. E shikoj si një moment mësimi dhe reflektimi. Është një kujtesë se çfarë të duhet për të qënë e suksesshme. Ky ekip është fenomenal kur flitet për lojën”.

Ekipi kaloi një javë të tërë në Nju Xhersi për t’u përgatitur për një ndeshje miqësore me Meksikën. Amerikanet dominuan lojën por humbën gati 34 raste. Në minutën e 92, lojtarja rezervë Lauren Cheney shënoi nga një largësi prej 25 metrash. Rampone thotë se fitorja ishte e rëndësishme.

“Ne kemi punuar shumë dhe veçanërisht mënyra sesi luajtëm me Meksikën ndeshjen e fundit dhe sot na bën të përgatitura për Kupën Botërore. Kjo lojë na bën më të sigurt për të shkuar në Gjermani”.

Kampionati i gjashtë botëror i futbollit për femrat do të organizohet nga kampionia dy herë e kupës, Gjermania. 500 mijë bileta janë shitur dhe të 32 ndeshjet do të transmetohen në televizion në Shtetet e Bashkuara.

“Kur fillova unë në vitin 1999, turma ishte e madhe. Admiruesit mbushnin stadiumin. Tani është shumë frymëzuese për këto të reja të provojnë për herë të parë frytet e punës së tyre. Ne jemi gati për kupën. Do të jetë mirë që stadiumet do të jenë plotë dhe adrenalina do të ngjitet lartë”.

Amerikanet e hapin kampionatin me ndeshjen kundër Koresë së Veriut në Dresden më 28 qershor. Ekipet e tjera të grupit janë Kolumbia dhe Suedia.

XS
SM
MD
LG