Lidhje

Ekipi i sigurisë së Presidentit Obama akuzohet për sjellje të padenjë


Akuzat për sjellje të padenjë nga agjentë të shërbimit sekret amerikan kanë krijuar një skandal të papëlqyeshëm gjatë turneut të Presidentit Obama në Amerikën Latine.

Gazeta Washington Post njofton se disa agjentë amerikanë të dërguar në Kolumbi për të mbrojtur Presidentin Obama, janë njoftuar të kthehen në Shtetet e Bashkuara, pas njoftimeve se janë përfshirë në prostitucion.

Prostitucioni është i ligjshëm në zona specifike në Kolumbi, por frekuentimi i prostitutave nga agjentë të shërbimit sekret konsiderohet i papranueshëm.

Një zëdhënës i shërbimit sekret nuk pranoi të konfirmonte numrin e agjentëve që janë tërhequr nga turneu i fundit i Presidentit, ose nëse shkaku për tërheqjen e tyre ishte skandali me prostitutat. Ai tha vetëm se tërheqja e tyre nga misioni ishte rezultat i një hetimi të brendshëm që po zhvillon agjencia e Shërbimit Sekret.

XS
SM
MD
LG