Lidhje

Eklipsi diellor shihet në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Evropës


Eklipsi diellor shihet në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Evropës
Eklipsi diellor shihet në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Evropës

Banorët në Lindjen e Mesme dhe në një pjesë të mirë të Evropës, po admirojnë një pamje të rrallë sot, eklipsin e parë diellor të vitit.

Përqindja e diellit që duket e errësuar ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në varësi të vendit të shikuesit. Astronomët thonë se panorama më dramatike shihet në Suedi, ku 85 për qind e diellit do të bllokohet.

Megjithatë, qiejt dimërorë me re ia bënë të pamundur shikuesve në Britani dhe disa vende të tjera që të shihnin eklipsin.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna kalon mes tokës dhe diellit.

XS
SM
MD
LG