Lidhje

Shtohen aplikimet për përfitime nga papunësia


Qeveria tha sot se kërkesat fillestare për kompensimin e papunësisë u rrit duke arritur në 367 mijë

Aplikimet për përfitime nga papunësia të bëra për herë të parë pësuan një rritje të lehtë në SHBA javën e kaluar, duke sinjalizuar se tregu i punës po përparon në mënyrë të përmbajtur.

Qeveria tha sot se kërkesat fillestare për kompensimin e papunësisë u rrit duke arritur në 367 mijë, një nivelit që ekonomistët thonë se është në përputhje me rritjen e dobët të vendeve të punës.

Analistët financiarë në Shtetet e Bashkuara dhe kandidatët presidencialë të vendit - Presidenti Barack Obama dhe sfiduesi republikani Mitt Romney - janë në pritje të raportit kryesor të punës për muajin shtator, i cili publikohet nesër dhe është raporti mujor i parafundit, para zgjedhjeve të 6 Nëntorit.

Gjendja e ekonomisë amerikane është pika qendrore e garës midis Presidentit demokrat në detyrë dhe zotit Romney, një biznesmen i pasur.

XS
SM
MD
LG