Lidhje

Ekonomia amerikane do të fillojë ta marrë veten brenda gjashtë muajve


Ekonomia amerikane do të fillojë ta marrë veten brenda gjashtë muajve
Ekonomia amerikane do të fillojë ta marrë veten brenda gjashtë muajve

Raporti i fundit mbi ekonominë amerikane sugjeron se ajo do të dalë nga ngadalësimi ekonomik i kohëve të fundit gjatë tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

Një grup kërkimor privat tha sot se indeksi i treguesve kryesorë ekonomikë u rrit me 0,8 për qind në maj pas një rënieje të lehtë në muajin prill.

Bordi i Konferencave me bazë në Nju Jork shqyrton faktorë kyçë si papunësinë, porositë e fabrikave, çmimet e aksioneve dhe sigurinë e konsumatorit për të bërë matjet e tij.

Bordi tha se pret që ekonomia të ketë përfitime nga çmimet më të ulëta të naftës dhe nga qasja më e gjerë ndaj pjesëve dhe furnizimeve ndërkohë që Japonia rimëkëmbet pas tërmetit dhe cunamit që shkatërruan zonat bregdetare.

Në total, bordi tha se tetë nga dhjetë treguesit kyç ishin përmirësuar, por paralajmëroi se rritja ekonomike mund të mos jetë e njëtrajtshme.

Optimizmi mbi të ardhmen e ekonomisë amerikane nuk duket se po përhapet mes konsumatorëve.

Një anketë e publikuar sot nga Universiteti i Miçigenit tregonte se siguria e konsumatorit ra gjatë muajit qershor, ku shumë amerikanë thonin se nuk besonin që recesioni kishte mbaruar.

XS
SM
MD
LG