Lidhje

Ekonomia amerikane jep shenja të paqarta mbi ritmet e rimëkëmbjes

  • Zëri Amerikës

Ekonomia amerikane jep shenja të paqarta mbi ritmet e rimëkëmbjes

Ekonomia amerikane jep shenja të paqarta mbi ritmet e rimëkëmbjes

Ekonomia amerikane dha dha sot shenja të paqarta mbi ritmet e rimëkëmbjes.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se kërkesa për një llogari mallrash konsumi, u rrit me 3 për qind në dhjetor, duke lënë të kuptohet që prodhimi industrial është një segment i fuqishëm i ekonomisë kombëtare. Porositë për makina, aeroplanë komercialë, makineri, pajisje të komunikimit dhe metale themelore nxitën këtë rritje të dytë në dy muaj me rradhë.

Por, Departamenti i Tregtisë tha se numri i shitjeve të shtëpive të reja në vend për vitin 2011 ishte më i ulëti në histori, një përfundim ky i bazuar mbi të dhëna që shkojnë pas deri në vitin 1963. Raporti njoftoi se vitin e kaluar ishin shitur 302 mijë shtëpi të reja, shumë më pak se gjysma e shifrës 700 mijë, që sipas ekonomistëve do të tregonte një ekonomi të shëndetshme.

XS
SM
MD
LG