Lidhje

SHBA: Ekonomia rritet me 2 për qind


Kandidati republikan për president, Mit Romni, bëri thirrje për ndryshime të mdëhsa për të rregulluar ekonominë e vendit në atë që fushata e tij e quajti argument përmbyllës të tij.

Zoti Romni kritikoi në shtetin e Ajovës rivalin e tij, Presidentin Barak Obama, duke thënë se në të tre debatet presidenti nuk bëri asnjë propozim me vlerë për të përballuar sfidat e kohës.

Qeveria amerikane njoftoi dje se ekonomia është rritur me dy përqind në periudhën korrik-shtator, pak më shumë nga sa kishin parashikuar ekonomistët. Sipas saj shtimi i shpenzimeve të konsumatorëve, që përbën 70 për qind të ekonomisë më të madhe të botës, shkaktoi rritjen më të mirë të ekonomisë. Ekonomistët amerikanë kishin parashikuar një zhvillim prej 1.8 për qind për 3 mujorin e tretë, krahasuar me 1.3 për qind në periudhën prill, maj dhe qershor.


Kryekëshilltari ekonomik i Shtëpisë të Bardhë, Alan Krueger, tha se raporti i djeshëm tregon se ekonmia po ecën në drejtimin e duhur, por shtoi se ende mbetet punë për t’u bërë.

Por zoti Romni e quajti raportin “raundin e fundit të lajmeve dekurajuese ekonomike”, duke thënë se politikat e këtyre katër vjetëve të Presidentit Obama kanë sjellë “rritje të ngadalshme të vendeve të punës dhe uljen e pagave”.

Nga ana e tij Presidenti Barak Obama ka kritikuar planin ekonomik të zotit Romni duke e quajtur atë të përciptë dhe që do ta shtonte edhe më tepër deficitin buxhetor të vendit.
XS
SM
MD
LG