Lidhje

Ekonomia amerikane u rrit 0 presje 2 përqind në muajin shtator


Ekonomia amerikane u rrit 0 presje 2 përqind në muajin shtator
Ekonomia amerikane u rrit 0 presje 2 përqind në muajin shtator

Një matës i veprimtarisë ekonomike të Shteteve të Bashkuara tregon rritje, por me një ritëm më të ngadaltë se sa në muajt e fundit.

Ekspertët e Bordit të Konferencës thonë se indeksi i tyre tregon se ekonomia amerikane u rrit 0 presje 2 përqind në muajin shtator.

Kjo rritje është më e vogël se në muajin gusht dhe korrik. Indeksi i bordit të Konferencës bën parashikime për rritjen ekonomike gjatë 3-6 muajve të ardhshëm.

Një tjetër raport tregon një pakësim të numrit të amerikanëve të regjistruar për kompensime të papunësisë javën e kaluar.

Departamenti i Punës thotë se për herë të parë kërkesat e papunësisë ishin 6 mijë më pak se sa numri i përgjithshëm prej 403 mijë kërkesash në mbarë vendin. Kjo tregon për një përmirësim gradual në tregun e punës, ku kërkesat për kompensime janë 25 mijë më pak që nga shtatori.

Këto të dhëna optimiste janë në kontrast me ato nga sektori i strehimit, ku shitjet e shtëpive jo të reja ranë 3 për qind në shtator. Nëse shtëpitë vazhdojnë të shiten me këtë ritëm për gjithë vitin, atëherë numri i shitjeve do të arrijë në 4 prej 9 milionë shtëpi, shifër shumë më e vogël se në kohën kur strehimi ishte në gjendje të mirë.

Probleme të rënda në tregun e shtëpive luajtën një rol kyç në nxitjen e krizës financiare që filloi në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG