Lidhje

Ekonomia e Greqisë, tkurrje më e thellë se sa parashikohej

  • Zëri Amerikës

Banka qendrore e Greqisë thotë se ekonomia e vendit po tkurret me shpejtësi më të madhe se sa mendohej.

Guvernatori i bankës, George Provopullos, tha sot se ekonomia greke do të tkurret deri në 5 për qind këtë vit, i pesti vit që vendi ndodhet në recesion. Vetëm një muaj më parë, banka kishte parashikuar se ekonomia do të tkurrej 4.5 për qind.

Provopullos tha se sapo votuesit grekë të zgjedhin një qeveri të re në zgjedhjet e 6 majit, vendi duhet të kthehet përsëri te masat shtrënguese për të mbajtur shpenzimet e deficitit nën kontroll.

Me kërkesë të kreditorëve të saj ndërkombëtarë, Greqia ka imponuar tashmë shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe eliminimin e mijëra vendeve të punës në sektorin publik në këmbim të paketave financiare prej miliarda dollarësh. Por, këto masa kanë shkaktuar zemërim mes grekëve si dhe greva e protesta të shpeshta në rrugë.

XS
SM
MD
LG