Lidhje

Ekonomia e Greqisë dominon takimin e nivelit të lartë të Kanës

  • Liza Brajant

Ekonomia e Greqisë dominon takimin e nivelit të lartë të Kanës

Ekonomia e Greqisë dominon takimin e nivelit të lartë të Kanës

Udhëheqësit evropianë i thanë Kryeminsitrit të Greqisë se Bashkimi Evropian nuk mund të presë me javë të të ra deri në referendumin grek. Zoti Papandreu tha se votimi do të mbahet më 4 ose 5 dhjetor dhe se e ardhmja e Greqisë në eurozonë do të varet nga rezultati i tij. Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagardë tha se vendimi për këstin e ardhshëm të paketës së shpëtimit ekonomik për Greqinë do të merret pas referendumit. Plani i përpiluar më 27 tetor përfshin faljen e 50 përqind të borxhit që u ka Greqia bankave evropiane. Por ajo përfshin gjithashtu masa shtrënguese ekonomike për Greqinë, të cilat janë bërë shkak për protesta të fuqishme në vend. Këto deklarata vinë, ndërkohë që sot çështjet do të diskutohen në takimin e nivelit të lartë të Kanës.

Kana është e famshme për të pritur Tom Kruzin dhe Xhejkob Zumës, por këtë herë, Presidenti i Afrikës së Jugut është mes më shumë se 30 udhëheqësve të shteteve dhe zyrtarëve të lartë të financace që janë mbledhur atje për takimin e nivelit të lartë të e grupit të 20 vendeve të industrializuara. Në vend të festivalit të famshëm të Kanës, rendi i ditës së takimit do të dominohet nga kthesa e fundit që ka marrë kriza e borxheve në Evropë, pasi Athina thirri referendumin kombëtar për kushtet e paketës së shpërtimit ekonomik të vendit.

Para takimit, Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barrozo i bëri thirrje Greqisë të pranonte kushtet e paketës evropiane të shpëtimit ekonomik.

"Pa marrëveshjen e Greqisë për programin e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kurshtet e qytetarëve grekë do të përkeqësohen, veçanërisht për ata që janë më të dobët”.

Xhon Kirton, bashkëkryetar i grupit të kërkimeve G20 në Universitetin e Torontos në Kanada, thotë:

"Së pari, takimi i Kanës do të trajtojë krizën e euros. Së dyti, do të përpiqet të gjejë mënyra për të nxitur rritjen e ndjeshme, të qendrueshme dhe të balancuar të ekonomisë botërore. Së treti, të vendosë rregulla dhe kontroll më të fortë për financat, dhe pastaj duhet të kalojë në shtyrtimin e mundësive të zhvillimit”.

Ekziston frika se kriza e eurozonës do të dominojë mbi çështjet e tjera të rendit të ditës së takimit. Mijëra aktivistë ndërkombëtarë me axhenda nga më të ndryshmet, po zhvillojnë protesta në qytetin e Nicës aty ptanë, për t’u bërë presion udhëheqësve botërorë të përqendrohen tek kushtet e njerëzve dhe jo vetëm në tregjet financiare.

Xhon Ruthrauf, bashkëkryetar i organizatës joqeveritare amerikane,Interaction, thotë se kjo përfshin edhe pasojat e krizës evropiane në vendet në zhvillim.

"Një numër shumë i madh problemesh mund të vinë si rezultat i vazhdimit të krizës evropiane për sa u përket rënies së të ardhurave, rënies së tregtisë. 60 përqind e bankave në jug janë banka evropiane, prandaj nëse ato do të kenë probleme, ato do të ndikojnë edhe tek të tjerët”.

Mikpritësi i takimit, Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi u takua me udhëheqësit e organizatve joqeveritare dhe të biznesit para takimit. Mes propozimeve që do të diskutojnë udhëheqësit e G-20s një taksë për transaksionet financiare si mënyrë për grumbullim fondesh për vendet e varfëra. OJQ-të si Interaction e mbështesin këtë ide. Por udhëheqës të biznesit si drejtori i Bankës Standard Chartered, Bank Pitër Sands nuk e mbështet.

"Në këtë pikë ne duhet të jemi shumë të kujdesëshëm dhe nuk duhet të shkojmë shumë larg e të bëjmë gjëta që do të pengonin rritjen e ekonomisë globale dhe hapjen e vendeve të punës, pasi kjo do të pengonte transaksionet dhe në këtë mënyrë do të krijohej në burim i ri instabiliteti”.

Kana, ky qytet i famshëm, i boshatisur nga qytetarë e mbyllur nëpër shtëpi për shkak të takimit të nivelit të lartë, është i mbushur me gazetarë, delegatë dhe policë. Por agjentja imobiliare, Fabiene Bohbot është mes atyre pak banorëve të Kanës që kanë dalë jashtë për të parë.

Bohbot thotë se gjendja ekonomike është e rënduar. Ajo shpreson se udhëheqësit e G-20s do të punojnë për të zgjidhur problemet para se të kthehen në vendet e tyre të premten.

XS
SM
MD
LG