Lidhje

Ekonomia e Spanjës bie në recesion

  • Keida Kostreci

Građani čekaju ispred vladine kancelarije za pomoć nezaposlenima u Madridu

Građani čekaju ispred vladine kancelarije za pomoć nezaposlenima u Madridu

Ekonomia e Spanjës ka rënë në recesion. Instituti Kombëtar i Statistikës publikoi sot disa të dhëna, sipas të cilave ekonomia e vendit u tkurr me 0,3 për qind tremujorin e parë të 2012-ës.

Ky njoftim vjen ndërsa agjencia Standart & Poors e uli renditjen për disa banka spanjolle, përfshirë atë BBVA dhe Santander.

Ndërkohë, vendet e Eurozonës thanë se ritmi i inflacionit u lehtësua me 0,1 për qind, duke arritur në 2,6 për qind në muajin prill, por kjo rënie ishte më e vogël se sa parashikonin analistët.

Ky ishte muaji i 17 radhazi, që inflacioni e ka tejkaluar objektivin e Eurozonës prej më pak se 2 për qind

XS
SM
MD
LG