Lidhje

Vazhdojnë mosmarrëveshjet për reformat në Greqi


Greqia dhe kreditorët e saj të huaj vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje rreth shkurtimeve buxhetore që duhet të bëjë ky vend i zhytur në borxhe.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, pas bisedimeve të së premtes pritet të largohen për një javë nga Athina. Institucionet kredi-dhënëse i kanë kërkuar qeverisë greke të miratojë shkurtime të mëtejshme pagash e pensionesh, para se ato të lëshojnë këstin e dytë të huave nga paketa e ndihmës financiare për Greqinë. Pa këto hua, Greqia mund të falimentojë financiarisht.

Qeveria greke ka miratuar një sërë shkurtimesh buxhetore deri tani, por kreditorët kërkojnë që ajo të shkurtojë edhe 15 miliardë dollarë të tjerë, gjatë dy viteve të ardhshme. Shkurtimet janë pritur me protesta nga popullsia greke.

Drejtuesit e qeverisë së koalicionit në Greqi nuk kanë qënë në gjendje të arrijnë një marrëveshje mes tyre se ku t’i bëjnë shkurtimet, ose si t’i kënaqin kreditorët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG