Lidhje

Fullani: "Ekonomia do reforma strukturore"


Zoti Fullani tha se Shqipëria ka nevojë për konsolidim fiskal dhe rregullim fiskal të asistuar nga FMN.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, deklaroi sot se qeveria e re e të majtëve do të përballet me të njëjtat sfida të reformave strukturore dhe të qëndrueshmërisë fiskale. Duke uruar qeverinë e re të të majtëve, që pritet të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, ai dhe shprehu gadishmërinë për të përshtatur veprimet me të veprime të përbashkëta ekonomike. Zoti Fullani i bëri këto komente në një konferencë ku njoftoi se banka Qendrore vendosi të mbajë të pandryshuar norëm bazë të interesit.

“I urojmë qeverisë së re punë të mbarë! Banka e Shqipërisë është mjaft e interesuar, si gjithmonë, për një harmonizim të politikave monetare me ato fiskale, të japë asistencën e saj të plotë. Tashmë puna ka filluar për shqyrtimin e gjendjes ekonomike e njëkohësisht edhe për rregullin fiskal dhe reforma të tjera që do të garantojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë. Duke garantuar konkurrueshmërinë, të gjithë janë brenda projekteve dhe programeve të tyre” - tha ai.

Guvernatori Fullani tha se shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore u rritën me 13 për qind ndërsa kreditimi u ul më tej me 1 për qind. Sipas tij, ende nuk mund të matet ndikimi që fushata zgjedhore pati mbi ekonominë, por kjo e fundit ka nevojë për thellimin e reformave strukturore për të përballuar sfida që vijnë nga gjendja e brendshme dhe presionet e krizës ekonomike nga jashtë.

“E rëndësishme është në këto situata vazhdimi me ritme të shpejta i reformave strukturore, i identifikimit të degëve kryesore me rëndësi për tërritur konkurrueshmërinë e ekonomisë në kushtet e kohës. Elementi kohë është mjaft I rëndësishëm për vendimarrjen dhe shpejtësinë e veprimit në reforma strukturore, në mënyrë që të garantohet konkurrueshmëria ekonomike, sepse të gjitha vendet e Ballkanit konkurrojnë për një objektiv të vetëm që është BE-ja” - tha ai.

Zoti Fullani tha se Shqipëria ka nevojë për konsolidim fiskal dhe rregullim fiskal të asistuar nga FMN, ka nevojë të ruajë balancat fiskale dhe ky është një parakusht për një rritje të qëndrueshme. Këto reforma që, sipas tij, kanë rëndësi për 20 -30 vjetët e ardhshme, është e koha e përshtatshme të bëhen tani.

XS
SM
MD
LG