Lidhje

Niveli i papunësisë në Greqi arrin në 23 për qind


Greqia tha se niveli i papunësisë arriti në 23 përqind në maj, më i larti i të gjitha kohëve për vendin e zhytur në borxhe.

Shifra e re – ndryshe nga 17 përqind që ishte një vit më parë – reflekton keqësimin e kushteve ekonomike të Greqisë. Qeveria po përpiqet të përmbushë kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë për të vendosur masa shtrënguese në këmbim të paketave të ndihmave.

Qeveria greke tha sot se të rinjtë janë të goditur më shumë nga ekonomia e dobët, tani në vitin e pestë të recesionit. Gati 55 përqind e të rinjve janë të papunë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG