Lidhje

Ekonomia në qendër të fjalimit të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit

  • Dan Robinson

Ekonomia në qendër të fjalimit të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit

Ekonomia në qendër të fjalimit të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit

Të martën Presidenti Barak Obama do të mbajë fjalimin vjetor mbi gjendjen e vendit para Kongresit amerikan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Dan Robinson njofton se zoti Obama dha disa hollësi rreth fjalimit, që ai do të mbajë në një prej mjediseve më të vështira ekonomike dehe politike me të cilat ndonjë president është përballuar në disa dekada me radhë.

Ekonomia do të jetë në qendër të fjalimit të presidentit para dy dhomave të Kongresit mbi gjendjen e vendit.

Papunësia po ulet, por jo me rritmin që kishte shpresuar presidenti. Dhe kjo gjendje kërcënon shanset e tij për t’u rizgjedhur.

Por Kongresi historikisht gëzon njëmbështetje të ulët mes publikut, ndërkohë që mbi 80 për qind e amerikanëve nuk e mbështesin punën e bërë nga ligjvënësit.

Në fjalime që ka mbajtur në gjithë vendin, presidenti Obama ka vënë në shënjestër atë që ai e quan një Kongres mosfunksional.

Të shtunën, presidenti paraqiti për publikun një video me tema të përgjithshme rreth asaj që ai e quan projekt të tij për ekonominë e Amerikës. Ai tha se fjalimi i këtij viti do të bazohet në një fjalim që ai mbajti vitin e kaluar në Osawatomie të shtetit Kansas, në të cilin ai foli rreth rëndësisë së klasës së mesme, trajtimit të barabartë dhe drejtësisë.

"Unë fola rreth këtij plani në Osawatomie, kemi të bëjmë me një moment vendimtar për klasën e mesme dhe ata njerëz që përpiqen të jenë pjesë e klasës së mesme. Ne mund të përballemi me dy drejtime: njëri është drejt mundësive më të pakta dhe më pak drejtësi ose ne mund të luftojmë për atë që unë me ndoj se duhet të jetë drejtimi ynë: ndërtimi i një ekonomia, që funksionon për të gjithë dhe jo vetëm për një pakicë të pasurish".

Komentet e presidentit nuk përmbanin atë lloj toni të zjarrtë, që shoqëroi fjalimin e tij javën e kaluar rreth mjedisit politik.

"Do të duhen më shumë se vetëm pak vjet për të kapërcyer sfidat shumë vjeçare, që na çuan në këtë pikë. Populli amerikan e kupton këtë. Ajo që amerikanët nuk kuptojnë janë udhëheqësit, që refuzojnë të marrin masa. Ata janë të lodhur me njerëzit, që supozohet se duhet t’i përfaqësojnë ata, që vënë interesat e partisë para interesave të vendit, ose zgjedhjet e ardhshme para brezit të ardhshëm".

Zoti Obama tha se do të ofrojë propozime për të ndihmuar sektorin amerikan të prodhimit dhe për t’i dhënë shtytje sektorit energjetik nëpërmjet burimeve alternative, ndërkohë që do të ofrojë për amerikanët më shumë arsimim dhe trajnim.

Presidenti Obama ka të ngjarë ta shfrytëzojë fjalimin e së martën mbi gjendjen e vendit për të folur rreth një sërë arritjesh, si reforma e kujdesit shëndetsor, shtimi i masave të kontrollit mbi bizneset, tërheqja e trupave amerikane nga Iraku, duke krijuar kështu kushtet për tërheqjen amerikane nga Afganistani, pas vrasjes së Osama bin Ladenit.


XS
SM
MD
LG