Lidhje

Ekonomia: Rriten shpenzimet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara


Ekonomia: Rriten shpenzimet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara
Ekonomia: Rriten shpenzimet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara

Disa raporte për ekonominë të publikuara sot, thonë se shpenzimet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara u rritën në mënyrë modeste në muajin shtator, ndërsa prodhimi industrial u rrit më tepër se në muajt e mëparshëm.

Në një raport të Departamentit të Tregtisë thuhej se shpenzimet e konsumatorëve u rritën vetëm me 0,2 për qind në muajin shtator. Një tjetër raport i një grupi biznesi thotë se indeksi i tij i rritjes në sektorin e prodhimit arriti shifrën më të lartë në disa muaj.

Anketimet e opinionit tregojnë se shqetësimi i votuesve për ekonominë mund ta dëmtojë Partinë Demokrate të Presidentit Obama në zgjedhjet e nesërme për në Kongres. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se rritja e eksporteve dhe ulja e papunësisë janë çështje të rëndësishme në programin e zotit Obama gjatë vizitave të tij të ardhshme në Korenë e Jugut dhe në vende të tjera aziatike.

Zyrtarët thonë se Washingtoni do t’i vazhdojë bisedimet me Kinën lidhur me çështje të monedhës dhe shtojnë se është bërë përparim pak përparim për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG