Lidhje

Rusia në recesion ekonomik në vitin 2015


Rusia parashikon të bjerë në recesion vitin e ardhshëm.

Ministria e zhvillimit ekonomik të Moskës tha sot se ekonomia ruse pritet të tkurret me zero presje 8 përqind në vitin 2015 nga 1.2 përqind që pritet të ishte rritje ekonomike.

Fatet e ekonomisë ruse janë goditur nga rënia e të ardhurave nga eksporti i naftës dhe sanksionet e Perëndimit të lidhura me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Sanksionet po dëmtojnë bankat ruse dhe investimet në vend po bien, ndërsa vlera e rubles përkundrejt dollarit ka rënë më shumë se 40 përqind këtë vit.

Ekonomia e Rusisë është goditur veçanërisht nga çmimi i naftës në tregjet botërore që ka rënë me një të tretën që nga qershori.

Me rënien e vlerës së rubles, inflacioni është rritur dhe mund të arrijë 9 përqind në javët në vazhdim. Ministria e ekonomisë llogarit se të ardhurat e rusëve do të ulen me 2.8 përqind vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG