Lidhje

SHBA: Vende të reja pune në dhjetor


Ekonomia amerikane shtoi 155 mijë vende pune në dhjetor, ndërsa niveli i papunësisë mbeti 7 presje 8 përqind.

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës thotë se shumë nga vendet e punës ishin në sektorin e prodhimit industrial dhe ndërtim.

Mbi 12 milion njerëz janë ende të papunë në Shtetet e Bashkuara. Më pak se 5 milion prej tyre kanë 27 javë ose më shumë që janë të papunë.

Gati 8 milion njerëz punojnë pjesërisht por kërkojnë të punësohen për tetë orë.

XS
SM
MD
LG