Lidhje

Ekonomia amerikane dhe tregu i punës


Ekspertët në Shtetet e Bashkuara fajësojnë automatizimin për humbjen e miliona vendeve të punës në industri.
Një shembull: Industria amerikanee automobilëve prodhoi dhe shiti një numër rekord automjetesh në vitin 2015, dhe kjo u realizua me një numër më të vogël punëtorësh sesa më parë. Kjo ka bërë që shumë njerëz të zhvendosur nga kompanitë industriale të ndihmohen për t’u përgatitur për të ardhmen, e cila për ta është e pasigurtë.

Këta janë punonjës të uzinës Ford, që dikur montonin makina si Modeli-T. Pjesa më e madhe e punës bëhej me dorë. Presioni i konkurrencës i detyroi kompanitë të kërkonin mënyra më efikase, që kërkonin më pak punë fizike për të prodhuar pjesë këmbimi.

Ky ishte një lajm i keq për miliona punonjës, si Holly Stover, e cila dikur ka punuar në kompani industriale. Atë e pushuan pas shumë vitesh në firma për prodhimin e çelikut.

“Shpresoj që do më japin një punë me pagë të mjaftueshme për një jeteë normale,”- thotë ajo.

Me ndihmën e një këshilltari për punësimin, Stover po eksploron lloje të reja pune. Ajo po shikon gjithashtu mundësinë e kualifikimit duke ndjekur kurse.

Një ekspert në Universitetin Georgetown, thotë se shtimi i robotëve, nënkupton se një numër më i vogël njerëzish në linjat e prodhimit do të kenë punë të paguara mirë.

“Tekonologjia ishte “asgjësuesi” më i madh i vendeve të punës në fillim të viteve 80. Ndoshta 75 për qind e vendeve të punës që shkurtohen e ka bazën tek teknologjia. Robotët, në përgjithësi makineritë, po zëvendësojnë punën e njerëzve.”

Por një zyrtar i lartë i Departamentit të Punës thotë se ndryshimet ekonomike sjellin mundësi të reja për punonjësit, nëse ata kanë aftësitë e nevojshme. Shumë punëdhëns ankohen se nuk mund të gjejnë njerëz që të kryejnë punë me makineri të avancuara.​

“Në SHBA po ashtu kemi patur një tranzicion të rëndësishëm tek një ekonomi shërbimesh dhe vende pune të paguara mirë, të fushës kompjuterike. Kjo industri nuk ekzistonte 20, apo 30 vjet më parë,”- thotë zoti Lu.

Kryetari i Aleancës së Komunitetit të Miçiganit Jugperëndimor thotë se punëdhënësit janë duke u përpjekur të mbyllin boshllëqet e krijuara nga mungesa e kualifikimit, duke kërkuar punonjës për punë të paguara mirë, si elektriçistë apo hidraulikë.

“Në ekonominë tonë po lind mentaliteti i të mësuarit ndërsa punojnë. Shumë njerëz përpiqen të vazhdojnë shkollën dhe të punojnë njëkohësisht”.

Organizata e Gregut i ndihmon punonjësit e zhvendosur të gjejnë mënyra kualifikimi. Ai thotë se pjesë e problemit është sistemi amerikan i arsimit, që e ve theksin tek përgatitja e studentëve për kolegj dhe shumë pak tek ata të kanë interesa dhe aftësi të tjera për punë teknike.

XS
SM
MD
LG