Lidhje

Ekonomisti Mario Monti ngarkohet të formojë qeverinë e re të Italisë


Ekonomisti Mario Monti ngarkohet të formojë qeverinë e re të Italisë
Ekonomisti Mario Monti ngarkohet të formojë qeverinë e re të Italisë

I ngarkuari me funksionet e kryeministrit të Italisë, ekonomisti i mirënjohur, Mario Monti, një ish komisioner i Bashkimit Evropian, është caktuar nga Presidenti Xhorxhio Napoletano të formojë një qeveri të re. Siç na njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henri Rixhuell, ky emërim vjen vetëm një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit Silvio Berluskoni për shkak të shqetësimieve ndërkombëtare rreth gjendjes ekonomiko-financiare të Italisë.

Pas të paktën 17 takimeve me politikanë të lartë italianë dje, Presidenti Xhorxhio Napoletano i kërkoi Mario Montit të formojë një qeveri të re.

Ish komisioneri i Bashkimit Evropian tha se do të luftojë për rritjen ekonomike të vendit dhe për të rigjallëruar krenarinë e Italisë.

"Synoj ta përmbush këtë detyrë me përgjegjësi të lartë dhe në shërbim të vendit tonë”, tha ai. “Në këtë moment veçanërisht të vështirë për Italinë, në një situatë të turbullt për Evropën dhe botën”, shtoi ai, “vendi duhet t’i përgjegjet sfidës”.

Ish partnerët e koalicionit, Partia Liga Veriore, ka refuzuar ta mbështesë zotin Monti si kryeministër dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohëshme. Analistët thonë se kjo është shenjë që tregon se kryeminsitri i ri ka përballë një sfidë të vështirë në zbatimin e paketës së masave shtrënguese ekonomike që u miratua nga parlamenti javën e kaluar prë të ulur borxhin e madh publik të Italisë.

Emërimi i Mario Montit si kryeministër i Italisë vjen në më pak se 24 orë pas dorëheqjes së Silvio Berluskonit, i cili u fërshëllye nëpër rrugët e Romës.

Interesi i huasë së Italisë u ngrit shumë javëne fundit dhe investitorët e bërë të qartë se donin dorëheqjen e zotit Berluskoni nga posti. Ai iu drejtua vendit me një fjalim në televizion dje.

"Italia është mes themeluesve të Bashkimit Evropian”, tha ai. “Ne do të jemi gjithmonë në shëtbim të Italisë. Atyre që festuan largimin tim nga skena, dëshiroj t’u them qartë se unë do të dyfishoj përpjekjet e mia në parlament dhe në institucione për gjallërimin e Italisë”.

Përbërja e kabinetit të ri pritet të njoftohet sot. Analistët thonë se ajo do të ketë përpara një sfidë tepër të vështirë. Qeveria e Italisë ka një borxh sa 120 përqind e prodhimit të brendshëm të vendit. Rritja ekonomike e Italisë ka mbetur në vend për rreth jë dekadë e gjysmë.

Analisti politik Klaudio Borgi thotë se problemet e Italisë janë shumë të mëdha për t’u zgjidhur vetëm nga qeveria e re.

“Duhet të mendojmë në se ky është një problem i Italisë, paso një problem i arkitekturës së borxhit të euros që duhet të ndryshojë thellësisht? Natyrisht që Italisë i duhet e bëjë shumë reforma, por për momentin duhet adresuar gjendja aktuale që nuk pret”.

Investitorët do të ndjekin këtë javë tregjet financiare këtë javë për reagimet ndaj masave që do të marrë zoti Monti në përgjigje të gjendjes ekonomike të Italisë.

XS
SM
MD
LG