Lidhje

Ekonomisti Vjekoslav Bevanda është kryeministri i ri i Bosnjes


Ekonomisti Vjekoslav Bevanda është kryeministri i ri i Bosnjes
Ekonomisti Vjekoslav Bevanda është kryeministri i ri i Bosnjes

Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës miratoi kandidaturën e ekonomistit Vjekoslav Bevanda, një kroat etnik, për postin e kryeministrit, 15 muaj pas zgjedhjeve më të fundit të përgjithshme.

Hapi i sotëm u jep fund muajve të mosmarrëveshjeve politike mes ligjvënësve të tre komuniteteve kryesore: myslimanëve, serbëve dhe kroatëve.

Në një fjalim para votimit, zoti Bevanda tha se përparësitë e tij do të jenë zgjidhja e problemeve ekonomike të Bosnjës dhe anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Zoti Bevanda siguroi mbështetjen e shumicës së deputetëve të vendit. Tani atij i duhet të formojë kabinetin qeveritar.

XS
SM
MD
LG