Lidhje

Ekspozita për 100 vjetorin e lindjes së Frank Sinatrës


Përpara se Sinatra të bëhej i njohur në çdo shtëpi të botës, ai ishte një djalë nga një qytet i vogël pranë Manhatanit. Qyteti Hoboken, në Nju Xhersi, po feston 100 vjetorin e tij të lindjes.

Qyteti Hoboken i Nju Xhersit nuk e ka harruar kurrë birin e tij të famshëm. Aty ekziston një rrugë me emrin e tij dhe tashmë për 100 vjetorin e tij të lindjes, është hapur një ekspozitë me pamje origjinale të dhuruara nga BBC.

“Dëgjojmë gjithnjë prej njerëzve që nuk janë nga Shtetet e Bashkuara, se janë rritur duke dëgjuar në radio muzikën e Frank Sinatrës. Gjithnjë e kanë pëlqyer mesazhin e muzikës së tij, dhe janë ndjerë të lidhur me zërin e tij,” thotë Robert Foster, drejtor i muzeut.

Zëri i tij i butë bariton i solli famë në Nju Jork dhe në Hollivud, ku ai fitoi çmime të panumërta Grammy dhe Oscar. Historia e tij është gjithashtu një histori emigrantësh.

“Është rritur me kulturën italiane në një periudhë kur sapo kishin ardhur në këtë vend. Kështu që ai fliste për diskriminimin ndaj italianëve,” thotë zoti Foster.

Sinatra i kaloi 21 vitet e para të jetës së tij në një lagje italiane në Hoboken. Ai këndonte në bare dhe i binte kitarrës. Ish-shtëpia e tij në Rrugën Monroe numër 415, u dogj krejtësisht, por admiruesit e tij kanë vendosur një yll në trotuar për nder të tij.

Dy banorë të rrugës Monroe vetëquhen xhaxha Sam dhe xhaxha Whitey. Xhaxha Whitey kujton një histori nga koha e Sinatrës.

“Kushëriri im kishte një restorant dhe Sinatra hëngri aty një të dielë. E mbyllën restorantin dhe ai darkoi aty. I tha kushëririt tim: “Sa herë që gjendem në Nju Jork, thuaju njerëzve që jam këtu.” Megjithëse njerëzit e dinin që ai nuk ndodhej aty, vendi u mbush plot, dy javë pasi ai iku. Vinin vetëm për të vështruar vendin ku u ul ai.”

Ndoshta Sinatra vinte në breg të lumit për të vështruar dritat përballë qytetit të madh. Pikërisht aty mund të jetë frymëzuar ai për interpretimin e veçantë të këngës kushtuar Nju Jorkut.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG