Lidhje

Ekspertë ndërkombëtarë në vendin e rrëzimit të avionit


Disa dhjetra hetues ndërkombëtarë kanë filluar punën në vendin e rrëzimit të avionit malajzian të udhëtarëve në Ukrainën lindore.

Hetuesit e Holandës dhe Australisë, së bashku me zyrtarë shoqërues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, filluan sot kontrollin e imtësishëm të vendit ku u rrëzua avioni.

Ata do të përqëndrohen në gjetjen e disa dhjetëra trupave që ende figurojnë të zhdukur si dhe në grumbullimin e sendeve personale të 298 njerëzve, që humbën jetën nga rrëzimi i avionit Boeing 777 muajin e kaluar.

Po sot, 10 parashutistë ukrainas u vranë në një pritë nga separatistët pro-rusë pranë qytetit Shakhtarsk, jo shumë larg nga zona e rrëzimit.

Komandanti në detyrë i Forcave Ajrore të Ukrainës u tha gazetarëve në Kiev se përveç 10 parashtutistëve të vrarë, 13 të tjerë janë plagosur dhe 11 figurojnë të humbur.

XS
SM
MD
LG