Lidhje

Ekspertë nga Kosova e Serbia bien dakord për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedime

  • Leonat Shehu

Ekspertë nga Kosova e Serbia bien dakord për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedime

Ekspertë nga Kosova e Serbia bien dakord për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedime

Marrëveshjet kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë dhe dokumentet kadastrale

Grupe ekspertësh nga Kosova e Serbia për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë rënë dakord sot në Bruksel për datat e zbatimit të marrëveshjeve që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë dhe dokumentet kadastrale.

Në një komunikatë për opinion të qeverisë së Kosovës thuhet se “me marrëveshjen për kthimin e dokumentacionit kadastral, ekspertët e të dyja vendeve kanë rënë dakord që më 20 nëntor 2011 ta miratojnë planin për implementim, dhe po ashtu të fillojë me zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje”.

Me këtë marrëveshje, thuhet në komunikatë, “Serbia obligohet t’i kthejë dokumentet kadastrale të marra nga Kosova gjatë luftës”. Ndërsa, Kosova, thuhet se “merr obligime të kompletojë sistemin e vet kadastral si dhe në mënyrë të veçantë t’i zgjidhë çështjet kontestuese kadastrale sipas Kushtetutës së saj dhe standardeve evropiane”.

Ndërkaq, “në takimin për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë përafruar qëndrimet mes palëve rreth planit të zbatimit”, thuhet në komunikatë.

“Qeveria e Kosovës në këtë takim konfirmoi se i ka përmbyllur gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje. Po ashtu u konfirmuan përgatitjet që me 1 nëntor në Kosovë të fillojë zbatimi i asaj pjese të marrëveshjes për heqjen nga përdorimi i tabelave ilegale të automjeteve dhe zëvendësimi me ato legale”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Bisedimet që filluan në mars të këtij viti, synojnë zgjidhjen e çështjeve praktike të cilat kanë mbetur të pazgjidhura për shkak të refuzimit të Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG