Lidhje

Ekspertët e agjencisë bërthamore të OKB-së vizitojnë Japoninë


Ekspertët e agjencisë bërthamore të OKB-së vizitojnë Japoninë
Ekspertët e agjencisë bërthamore të OKB-së vizitojnë Japoninë

Një grup ekspertësh nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka filluar një vizitë një javore në Japoni me kërkesën e qeverisë së këtij vendi për të ndihmuar në vlerësimin të sigurisë së impianteve bërthamore të vendit. Grupi prej 10 anëtarësh i Agjencisë së energjisë Bërthamore mbërriti sot në Tokio, për t’u takuar me zyrtarë japonezë.

Ata kanë planifikuar një vizitë në një impiant bërthamor në prefekturën e Fukuit. Japonia ka urdhëruar impiantet bërthamore në vend që t’u nënshtrohen provave për të matur nëse ato mund t’u rezistojnë fatkeqësive natyrore. Zyrtarë japonezë thonë se qeveria dëshiron të marrë këshilla nga ekspertë të huaj për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG