Lidhje

Ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj mikrobeve siguron një jetë më të shëndetëshme


Nga një studim i ri del se ambjentet e papastra mund të ndikojnë për mirë në shëndetin e njeriut. Shkencëtarët kanë zbuluar se minjtë e laboratorëve të rritur në një ambjent steril ishin më të zhvilluar se ata të rritur në ambjent me mikrobe, alergji, azëm, dhe çrregullime të tjera imunitare.

Ka rreth 80 çrregullime vetimunizuese, mes tyre alergjitë e shpeshta që shfaqen me temperaturë të lartë; artrit reumatizmal, që godet kyçet; sëmundja e Crohn-it , që nxit sëmundjen e zorrëve; si dhe diabeti tek të rinjtë.

Richard Blumberg, profesor në fakultetin e mjekësisë në Harvard dhe shef i gastroenterologjisë në Brigham dhe Spitalin e Grave në Massachusets, thotë se kërkimet mjekësore në vitin 1989 përpiqen që të shpjegojnë këto çrregullime vetimunizuese të ndryshueshme në varësi të asaj që quhet “Hipoteza higjenike”.

“Studimet tregojnë se ekspozimi gjatë jetës së fëmijës ndaj mikrobeve ka një rëndësi përcaktuese për ndjeshmërinë alergjike të mëtejshme gjatë jetës, e quajtur çrregullimi vetimunizues, si temperatura e lartë, azma, infeksioni i zorrëve dhe sëmundje të tjera”.

Testet higjenike nxjerrin se të gjithë njerëzit që lahen shpesh me sapunë kundër bakterieve dhe locione të tilla , mund të sëmuren , pasi këto produkte mund të ndryshojnë sistemin e tyre imunitar. Por kjo teori deri tani nuk është provuar.

Zoti Blumberg dhe kolegët e tij kanë gjetur provat e para biologjike se ekspozimi në fëmijëri ndaj mikrobeve e mban nën kontroll sistemin imunitar kur individi rritet, duke parandaluar zhvillimin e disa çrregullimeve vetëimunizuese. Ata krahasuan një grup minjsh laboratori të rritur në një ambjent tipik me bakterie, me një grup tjetër të rritur në kushte sterile.

Shkencëtarë zbuluan se sëmundjet në mushkëri dhe në zorrën e trashë të minjve të rritur në kushte sterile u shkaktuan nga një zhdukja e qelizave T. Këto qeliza luftojnë normalisht infeksionin, por tek këta minj ishte zhvilluar një çrregullim i imunitetit që shkakton azmën dhe kolitin ulçerativ.

Por zoti Blumberg thotë se te minjtë normalë, sistemi imunitar i të cilëve ishte ekspozuar ndaj ambjenteve të pasura me mikrobe nuk kishin të njëjtin reagim ndaj sëmundjeve.

“Ajo që ishte vërtetë me vlerë për ne ishte fakti se ekspozimi që në fëmijëri vazhdon gjatë gjithë jetës së një kafshe. Dhe nëse kafsha nuk e merr që në fëmijëri imunitetin ndaj një mikrobi, nuk mund t’a marrë më vonë gjatë jetës”.

Ekipi i Blumbergut arriti në përfundimin se ka një dritare mundësish në fëmijëri për t’u ekspozuar ndaj mikrobeve që do të garantonte një mbrojtje gjatë gjithë jetës ndaj çrregullimeve imunitare.

Çrregullime të tilla po shtohen kudo në botë, por këto hasen më shpesh në vendet e pasura e të industrializuara. Blumberg sugjeron se kjo mund të ketë të bëjë me mënyrën rutinë me të cilën trajtohen sëmundjet e fëmijëve në këto vende.

“Mendoj se një çështje shumë e shpeshtë përshembull, e cila është ngritur nga këto studime është se përdorimi i antibiotikëve në moshën e hershme duhet të jetë më i kujdeshshëm.”

Rob Dunn mendon se ai e ka përgjigjen e kësaj pyetje. Ai është profesor i ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Karolinës së veriut në Raleigh. Ai thekson se vetëm pak vite më parë, ishte e zakonshme për fëmijët në Shtetet e Bashkuara që të infektoheshin nga parazite jo shumë të dëmshëm , të cilët sipas tij luajnë një rol pozitiv në parandalimin e çrregullimeve imunitare.

Dunn thotë se shkencëtarët vetëm tani kanë nisur të kuptojnë një lidhje të mundshme mes parazitëve që ndikojnë për mirë dhe sëmundjeve tek njerëzit. Ai thotë se gjetjet e fundit shkencore NUK do të thonë se njerëzit duhet të mos lahen.

“Lani duart por jo me solucione kundër bakterieve. Lërini fëmijët që të ekspozohen ndaj ambjentit me papastërti dhe të jenë të ekspozuar ndaj ambjenteve të ndryshme”.

Studimi i Richard Blumbergut dhe kolegëve të tij, i cili demonstron se si ekspozimi i hershëm ndaj mikrobeve forcon sistemin imunitar , është publikuar në revistën “Science”.

XS
SM
MD
LG