Lidhje

Ekspozita e makinave elektrike e Detroitit shpall modelet më të mira amerikane


Ekspozita e makinave elektrike e Detroitit shpall modelet më të mira amerikane
Ekspozita e makinave elektrike e Detroitit shpall modelet më të mira amerikane

Prodhuesit e mëdhenj të makinave në Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë modelet e fundit të automjeteve në Ekspozitën e Detroitit. "Chevrole"t mori vlerësimin më të lartë, duke fituar çmimim "Makina e Vitit për Amerikën e Veriut", me modelin e saj hibrid elektrik, Volt.

Kjo makinë punon me energji elektrike gjatë 65 kilometrave të para, pas së cilave një motor me gaz futet në punë. Ajo la pas modelin "Leaf" të Nissanit, një tjetër makinë elektrike dhe "Sonatën" e Hundait në ceremoninë e përvitshme, gjatë prezantimit për median në Ekspozitën e Automjeteve të Detroitit.

"Ford Eksplorer" fitoi si fuoristrada e vitit, duke lënë pas finalistët "Dodge Durango" dhe "Jeep Grand Cherokee". Fituesit përcaktohen nga gazetarët, duke u mbështetur tek aftësia shpikëse, dizenjoja, siguria, preferencat e shoferëve dhe çmimi.

Ishte vlerësimin i fundit për "Voltin", që u hodh në treg në dhjetor dhe kushton 40 mijë e 280 dollarë.

XS
SM
MD
LG