Lidhje

Ekspozita e shitjeve me pakicë


Përkufizimi i shitjes moderne me pakicë po evoluon. Shitësit janë në kërkim të teknologjive të reja për t’i ndihmuar ata të tërheqin më shumë klientë. Në Nju Jork, në Qendrën e Konventave, u mbajt ekspozita e 103-të e Federatës Kombëtare të Shitjes me Pakicë.

Ekspozita e shitjes me pakicë në Nju Jork është një biznes i madh. Në qendrën e konventave, teknologjia ishte më e rëndësishmja. Panairi nuk quhet kot “Shfaqja e Madhe”. Mijëra kompani, qindra mijëra klientë të mundshëm janë të gjithë atje në kërkim të diçkaje ndryshe.

Çdo ekran, çdo sipërfaqe është një mundësi për t’u angazhuar. Imazhet mund t’u dërgohen miqve ose familjarëve që edhe ata të japin opinionin e tyre.
Edhe pasqyra në dhomën e provës bëhet një mjet për shitje. Tyler Hoffman i kompanisë Intel thotë se quhet “Pasqyra e Kujtesës.”

“Është projektuar për të provuar rroba në dyqan, që prova të jetë një përvojë dixhitale, shoqërore dhe interaktive.”

Pasqyra regjistron një klip 10 sekondësh kur klienti provon diçka, dhe kur provon një rrobë tjetër, pasqyra bën një regjistrim tjetër duke i ofruar klientit mundësinë për t’i krahasuar veshjet në të njëjtën kohë.

Imazhin mund të dërgohen me SMS, postë elektronike ose në mediat sociale.
Ky ekran që aktivohet përmes lëvizjes i krijuar nga Scala, lejon konsumatorët e mundshëm të zgjedhin orën që duan të blejnë duke përdorur teknologjinë për ta parë mallin nga afër. Peter Cheran është zyrtari më i lartë teknik i firmës Scala.

“Është diçka e re dhe e lehtë për t’u përdorur. Kjo është ajo që njerëzit presin nga teknologjia e lojrave kompjuterike, nga telefoni i tyre inteligjent. Krijon një përvojë të veçantë.”

Një ide e thjeshtë, një sipërfaqe e sheshtë, është bërë platforma për shfaqjen e medias. Jerrard Shiffman krijoi sistemin interaktiv Perch.

“Në të gjithë dyqanin, çdo sipërfaqe mund të shndërrohet në platformë për shfaqjen e medias. Sepse njerëzit tani e përdorin median nëpërmjet telefonave inteligjentë, dhe janë të rrethuar nga ajo, dhe është e çuditshme që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur nëpër dyqane.”

Ryan është pronar i një dyqani dhe i pëlqen koncepti.

“Mund të imagjinoj një klient duke ardhur. Patjetër që të angazhon, se mund të shohësh imazhet. Është gati sikur po punon me një telefon inteligjent 3 dimensional.”

Edhe sipërfaqja e peshores ka ndryshuar. Ajo i numëron paratë sipas peshës. Në provat që pamë, kurrë nuk u gabua dhe iu deshën vetëm një ose dy sekonda për të dhënë shumën. Kjo kursen kohë dhe para.

Shitjet me pakicë pritet të ndryshojë më shumë në 10 vjetët e ardhshëm se sa kanë ndryshuar gjatë 50 vjetëve të fundit --- kryesisht për shkak të teknologjive të reja dhe të internetit.
XS
SM
MD
LG