Lidhje

Ekzpozitë ajrore në Berlin


Një avion i ndërtuar me printim tre dimensional, një tjetër me telekomandë, apo siç njihet ndryshe, dron, dhe modeli i saktë i një avioni pa motor, me të cilin u krye një fluturim 125 vjet më parë, janë duke tërhequr vizitorë të shumtë në Ekspozitën Ajrore që është hapur këto ditë në Berlin. Në ekspozitë janë paraqitur 200 avionë të mbi 1 mijë ekspozuesve nga 37 vende të ndryshme të botës. Ekspozita në periferinë e kryeqytetit gjerman do të qëndrojë e hapur deri të dielën.

Ndërsa prodhuesi i avionëve “Airbus” po dominon ekspozitën, një prej objekteve fluturues për të cilin po flitet më tepër, është ky avion i vogël tre metra i gjatë, i quajtur THOR.

Ai nuk duket si novacion. Avioni i vogël pa pilot, vetëm 3.7 metra i gjetë, i ngjan paksa një modeli avioni të madh.

THOR, thuajse i printuar plotësisht me teknologjinë tre dimensionale, peshon pak më tepër se 21 kilogramë, përfshirë motorin elektrik, baterinë dhe trupin.

"Ky është një avion i printuar i tëri. Është hera e parë që ne në firmën Airbus jo vetëm printojmë pjesë të vogla, por një sistem të tërë, një avion të madh fluturues,” - thotë inxhinieri i Airbus-it, Gunnar Haase.

“Airbus” dhe kompania rivale amerikane “Boeing” tashmë kanë filluar teknologjinë e printimit tre dimensional në avionët e tyre ekzistues, por vetëm për disa pjesë të veçanta.

I gjithë avioni THOR – përveç motorit, baterisë dhe rrotave të zbritjes, është realizuar me printim tre-dimensional.

Inxhinieri Haase thotë se ky është një eksperiment, i cili mund të vazhdojë të zbatohet gjerësisht në prodhimin e avionëve në të ardhmen.

"Avantazhi i printimit tre dimensional është se ata janë shumë të shpejtë. Me të marrë projektin, çdo pjesë e tij printohet shumë shpejt dhe secila prje tyre është 100 për qind e riprodhueshme.” – thotë ai.

Firma Airbus ka paraqitur në ekspozitë avionin e tipit A320 Neo.

Varianti Neo i modelit A320 ka një motorr të përmirësuar, më efiçent në përdorimin e energjisë.

"Unë mendoj se prirja që kemi për të parë në industrinë e aviacionit në vitet e ardhshme, është e qartë. Ka të bëjë me ndërtimin e një numri përherë e më të madh avionësh efiçentë dhe përdorimin e komponentëve më të lehtë. Kjo do ta ndryshojë mënyrën e ndërtimit të avionëve në të ardhmen,”- thotë Hasse.

Ekspozita ajore në Berlin ze një sipërfaqe prej 250 mijë metrash katrore dhe konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për Europën. Atje ekspozohen teknologjitë më të reja. Këtë vit ka një numër të madh kompanish të avionëve pa pilot që kanë paraqitur prodhimet e tyre më të fundit.

Firma gjermane “Aerolution Systems” ka ekspozuar dronin hibrid

“Songbird”, i cili mund të ngrihet vertikalisht dhe pastaj, në ajër shndërrohet në një avion të zakonshëm pa motorr.

Avioni mund të pajiset me kamera të ndryshme, si ato termale, ose kamera që përdoren për të matur distancat.

"Songbird është një dron hibrid, sepse ai mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht, por ai njëkohësisht, mund të rrëshqasë si avion,”- shpjegon

Matthias Meyer, shef ekzekutiv i kompanisë “Aerolution Systems”.

Avantazhi i tij është se mund të fluturojë për një orë, ndryshe nga dronët e tjerë, që fluturojnë vetëm për 20 minuta, maksimumi deri në gjysëm ore.

XS
SM
MD
LG