Lidhje

Ekspozitë e re në Muzeun e Indianëve të Amerikës në Uashington

  • Zëri Amerikës

Ekspozitë e re në Muzeun e Indianëve të Amerikës në Uashington

Ekspozitë e re në Muzeun e Indianëve të Amerikës në Uashington

Imazhi i një luftëtari të indianëve të Amerikës, i hipur në kalë, duke ecuar në rafshnaltat e perëndimit amerikan është si një ikonë. Marrëdhëniet për një kohë të gjatë të kalit me disa fise të indianëve të Amerikës po festohen në një ekspozitë të re në Muzeun e Indianëve të Amerikës këtu në Uashington.

Një këngë për vendin e kalit pasqyron historinë e imaxhit ikonë të një luftëtari mbi kalë. Kuratori Emil Her Many Horses thotë se indianët e Amerikës mund të falenderojnë evropianët për prezantimin e kësaj kafshe.

“40 milion vjet më parë këtu kishte kuaj, të cilët ngordhën para rreth 10 mijë vjetësh. Kuajt, që njohim sot dhe që mendojmë se kanë qënë këtu për një kohë shumë të gjatë, në fakt u sollën përsëri nga Kristofor Kolombi”.

Kjo ndodhi në vitin 1493 dhe gjatë një periudhe 300 vjeçare ata kanë ndryshuar çdo aspekt të jetës fisnore, nga tregtia tek lufta e veçanërisht tek udhëtimi:

“Para se të prezantoheshin kuajt, indianët e amerikët kishin vetëm qen. Me prezantimin e kuajve, popullata vendase ishte në gjendje të lëvizte më shpejt dhe u shtua madhësia e artikujve të tregtisë”.

Ndërsa shtohej rëndësia e kalit, ai filloi të shndërohej në një imazh. Në disa raste kali përdorej thjeshtë si zbukurim, por shpesh pasqyronte ngjarrje të veçanta.

“Nëse kishe një shok në betejë, ti nderoje edhe kalin duke pasqyruar në të skena të betejës. Skenat e betejës pasqyrohen edhe në rrobat e luftëtarit si dhe në rroba të tjera, përfshirë edhe fustanet e femrave, për të nderuar arritjet e të afërmve të tyre meshkuj”.

Mes më shumë se 100 objekteve të përfshira në ekspozitë janë edhe maskat e kuajve që përdoreshin në betejë.

“Të gjithë donin t’i paraqisnin kuajt e tyre sa më të fuqishëm e agresiv. Në ekspozitë kemi disa maska me brirë bualli, sepse çdokush donte të mishëronte në kalë shpirtin dhe fuqinë e buallit”.

Ato maska hapën rrugën për maskat e zbukuruara me penda me gjëmba dhe rruaza prej qelqi. Ato përdoreshin për ta zbukuruar kalin për aktivitete të veçanta, madje përdoren edhe sot.

“Për disa fise, kuajt nuk përdoren më për të udhëtuar, për gjueti apo për luftë, megjithatë kuajt janë të rëndësishëm për ne”.

Dhe ndikimi i vazhdueshëm i kalit pasqyrohet në artin bashkëkohor.


XS
SM
MD
LG