Lidhje

Hapet së shpejti një ekspozitë e re me pejsazhet e David Hockney-it


Hapet së shpejti një ekspozitë e re me pejsazhet e David Hockney-it
Hapet së shpejti një ekspozitë e re me pejsazhet e David Hockney-it

Piktori më i njohur britanik i ditëve tona, David Hockney ka njoftuar se do të hapë së shpejti një ekspozitë të re me pejsazhe.

Pikturat e vajit me ngjyra të gjalla, të frymëzuara nga vendlindja e tij në Yorkshire, sjellin një pejsazh që ndodhet me mijëra kilometra larg vilave luksoze në Los Anxhelos ku artisti mori famë, 50 vjet më parë. Ai mbetet një ndër figurat më të njohura të arteve të bukura sot.

David Hockney e tregoi talentin e tij që në Akademinë Mbretërore të Arteve në Londër, ku bëri studimet. Tani, në moshën 74-vjeçare artisti do të rikthehet në vendlindjen e tij, Britani, për një ekspozitë të shumëpritur. Në koleksionin e ri me titull “A Bigger Picture” “Një Pamje më e Gjerë” tema e frymëzimit është rajoni piktoresk Yorkshire, por ekspozita do të përfshijë edhe vepra nga koleksionet e mëparshme si punimi i tij gjigand me përmasa 185 centimetra me 365 centimetra me titull “A Closer Winter Tunnel” “Tunel Dimëror”.

Ekspozita është një dëshmi e lidhjes emocionale të artistit me pejsazhin dhe e aftësive të tij të holla vëzhguese. Banorët e rajonit Yorkshire shprehen krenarë për artistin e famshëm të lindur këtu. Por ata janë edhe të shqetësuar se fama që do të marrin pejsazhet e zonës nga punimet e artistit, do të tërheqë turistë të shumtë në Yorkshire duke trazuar jetën e tyre të qetë dhe disi të izoluar.

XS
SM
MD
LG