Lidhje

Një ekspozitë me relike kulturore nga Kina hapet në Tokio

  • Zëri Amerikës

Një ekspozitë me relike kulturore nga Kina hapet në Tokio

Një ekspozitë me relike kulturore nga Kina hapet në Tokio

Një ekspozitë që po shfaq relike kulturore nga Kina është hapur në Muzeun Kombëtar të Tokios në Japoni.

Ekspozita e titulluar “200 kryevepra të përzgjedhura nga Muzeu i Pallatin, Pekin” po shënon 40 vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike Kinezo-Japoneze. Objektet janë zgjedhur nga 2 milionë vepra në Muzeun e Pallatit të Pekinit dhe do të jenë të ekspozuara në Japoni deri më 19 shkurt.

Shumë nga pikturat e çmuara dhe objektet kaligrafike nuk ishin nxjerrë kurrë më parë nga Kina. Për disa nga pikturat, vizitorëve u duhet të arrijnë herët në mëngjes dhe të rrinë në radhë të gjata për t’i parë.

Në ekspozitë ka gjithashtu edhe objekte të përdorimit të përditshëm të familjes së perandorisë Shing që sundoi Kinën nga mesi i shekullit të 17-të deri në fillim të shekullit të 20-ë.

XS
SM
MD
LG