Lidhje

Ekstradohet në SHBA një i dyshuar për trafikime


Ekstradohet në SHBA një i dyshuar për trafikime

Ekstradohet në SHBA një i dyshuar për trafikime

Policia shqiptare nisi sot drejt SHBA-ve një prej personave më të kërkuar nga shërbimet e emigracionit amerikan. Zyra qendrore e Interpol Tirana ekstradoi mëngjesin e sotëm drejt SHBA-ve shtetasin Hektor Kelmendi, 53 vjeç, nga Peja e Kosovës, me pasaportë serbe, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hektor Kelmendi, i njohur ndryshe edhe si Demë Nikqi, u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Uashingtoni, pasi akuzohet për emigracion ilegal, plagosje, gjymtime, vrasje si dhe organizim të trafiqeve njerëzore.

Interpoli shqiptar bëri të ditur për VOA se i shumëkërkuari Hektor Kelmendi u arrestua në fillim të tetorit, 3 muaj më parë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, kur po përpiqej të kalonte nga Kosova në Shqipëri.

Verifikimet e përbashkëta të ekspertëve shqiptarë amerikanë doli se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Rajonit Lindor të Nju Jorkut qysh në maj të vitit 2010. Ndaj Hektor Kelmendit kjo gjykatë kishte lëshuar urdhër arresti, pas dyshimeve për nxitje të të huajve për të hyrë në territorin amerikan 27 herë, me pasoja vdekje, gjymtime dhe trafikime.

XS
SM
MD
LG