Lidhje

Meksikë, Arrestohet ndihmësi i kryetrafikantit “El Chapo” Guzman


Meksikë, Arrestohet ndihmësi i kryetrafikantit “El Chapo” Guzman
Meksikë, Arrestohet ndihmësi i kryetrafikantit “El Chapo” Guzman

Autoritetet meksikane thanë se kanë goditur ndjeshëm organizatën e fuqishme të trafikut të drogës të Sinaloas duke kapur një person që mendohet të jetë zëvendësi i udhëheqësit të saj.

Zyrtarët thanë se Felipe Cabrera u kap ditën e premte në Kuliakan, kryeqendra e shtetit të Sinaloas, pa zhvilluar luftime me armë. Cabrera, i njohur edhe me pseudonimin “Inxhinieri”, u shfaq para mediave dje në kryeqytetin e Meksikës.

Zëdhënësi i parë i ushtrisë meksikane Ricardo Trevilla i tha gazetarëve se zoti Cabrera ishte një nga ndihmësit kryesorë të kreut të organizatës trafikante të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzman. Ai tha se Cabrera ishte ngjitur në hierarkinë e organizatës duke përdorur dhunën ndaj kundërshtarëve.

Zoti Trevilla tha se oficerët e shtetit sekuestruan dokumenta dhe pajisje kompjuterike kur arrestuan Cabrerën.

XS
SM
MD
LG