Lidhje

Meksikë: Rikapet baroni i drogës El Chapo


Mexico Drug Lord Escapes

Mexico Drug Lord Escapes

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto thotë se autoritetet kanë kapur baronin në arrati të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, që iku nga burgu nga një dalje e fshehtë nën tokë para shtatë muajsh.

Presidenti njoftoi për kapjen e Guzmanit në një deklaratë të shkurtër në spanjisht në Twitter: “Mision i kryer. E kapëm”.

Një zyrtar meksikan i tha agjencisë Associated Press se Guzmani u arrestua pas një shkëmbimi zjarri me marinsa meksikanë në qytetin e Los Mochis në Sinaloa, shteti nga është vetë Guzman.

Pasi morën një informatë, autoritetet thanë se një skuadër marinsash meksikanë hynë me forcë në një shtëpi në Los Mochis herët në mëngjes sot dhe shkëmbimi i zjarrit filloi menjëherë.

Zyrtarë meksikanë thanë se pesë të dyshuar u vranë dhe gjashtë të tjerë u arrestuan. Një nga marinsat u plagos lehtë.

Arratisja nga burgu e Guzmanit, më 11 korrik, e dyta në 14 vitet e fundit, u realizua përmes një tuneli 1.5 kilometra të gjatë nën tokë, i gërmuar fshehtas nga qelia e tij në një fshat aty pranë.

XS
SM
MD
LG