Lidhje

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 23 qershor


President of Albania, Bujar Nishani 1

President of Albania, Bujar Nishani 1

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dekretoi të hënën datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen më 23 qershor të 2013
Sipas kushtetutës dhe kodit zgjedhor presidenti do të duhej të zgjidhte mes dy datave, 23 ose 30 qershorit. Ndonëse duhen edhe 7 muaj, atmosfera politike në vend i ngjan një fushate të nisur prej kohësh. Kryeministri Sali Berisha disa herë është shprehur i sigurt në një fitore për mandatin e tretë, ndërsa socialistët kanë përpunuar programin e tyre elektoral për një Rilindje të vendit, sic shprehen ata.
Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë thuajse gjithnjë një burim i vazhdueshëm konflikti dhe krizash politike. Komuniteti ndërkombëtar e ka përcaktuar garën e vitit të ardhshme si një test të rëndësishëm vecanërisht për përparimin e vendit drejt Bashkimit europian. Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle deklaroi tetorin e kaluar se zgjedhjet do të jenë një parakusht thelbësor për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, nëse Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG