Lidhje

Para zgjedhjeve paraprake në Nju Jork


Duke folur mbrëmë pranë qytetit të Nju Jorkut, Trump vuri në lojë dënimin nga senatori Cruz të vlerave të Nju Jorkut gjatë një debati të mëparshëm.

Ky vend nuk ka parë më keq se 11 shtatori. Sulmet më të rënda në historinë e Shteteve të Bashkuara. Trimëria që u tregua këtu ishte e paharruar dhe ne të gjithë e përjetuam. Të gjithë njihnim dikë që humbi jetën. Dhe ky njeri më flet për vlerat e Nju Jorkut me përbuzje; më flet me zemërim dhe urrejtje për Nju Jorkun. Pra është njeri që nuk duhet përfillur.”

Cruz thotë se deklaratat e tij për vlerat e Nju Jorkut u drejtohen politikanëve liberalë, megjithëse shumë njujorkezë i shohin ato si fyese.

Sikurse Trump, Cruz u përshëndet gjithashtu nga disa protestues në Nju Jork. Ai mbërriti atje pas fitores së thellë mbi Trumpin në Uiskonsën në zgjedhjet paraprake të së martës.

"Ishte një pikë kthese në këto zgjedhje që kulmoi me fitoren në katër shtete gjatë dy javëve të fundit ku mposhtëm Donald Trumpin."

Por anketat tregojnë se Trump ende ka një epërsi të madhe ndaj kandidatit Cruz dhe guvernatorit të Ohajos John Kasich para zgjedhjeve paraprake të rëndësishme të 19 prillit në Nju Jork.

Ndërkohë në kampin demokrat, senatori Bernie Sanders tha se Hillary Clinton nuk është e kualifikuar për të qënë presidente pasi ai e mposhti atë në zgjedhjet e shtetit Uiskonsën.

Sanders ka fituar në gjashtë zgjedhjet e fundit paraprake.

Por zonja Clinton, që ka ende një avantazh ndoshta të pakapërcyeshëm mbi Sanders, u kundërpërgjigj dje duke thënë se idetë e Sanders nuk funksionojnë pasi shifrat që ai ka parashtruar nuk janë të arritshme.

XS
SM
MD
LG