Lidhje

Vota e grave në zgjedhjet amerikane


Me zgjedhjet amerikane vetëm disa ditë larg, anketat e opinionit tregojnë se votuesit amerikanë janë thellësisht të pakënaqur me qeverinë e tyre dhe të nervozuar nga kërcënimet nga jashtë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për një grup votuesish të rëndësishëm që si republikanët edhe demokratët po përpiqen të bëjnë për vete – ato janë gratë. Analistët thonë se nëse gratë janë të përqëndruara tek siguria kombëtare, mund të jetë lajm i keq për demokratët, që kërcënohet të humbasin kontrollin e Senatit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine i hedh vështrim rolit kritik të votueseve gra në rezultatin e zgjedhjeve.

Nicholas dhe Ibrahim duken të jenë të shkujdesur në këndin e lojrave në veri të Virxhinias.

Por mamatë e tyre, ashtu si shumë gran ë mbarë vendin, janë të shqetësuara rreth ekonomisë dhe çështjeve të sigurisë kombëtare.

Dhe të dyja partitë politike e dine se grate në zgjedhjet e së martës ka të ngjarë të përcaktojnë cila parti do të kontrollojë senatin dhe shumë gara për guvernator.

Nancy Capiello, vizitore në Alabama thotë se nuk ka në plan të votojë.

“Në këto kohë ndjej se duhet të shqetësohem më shumë për familjen time ndërsa fatkeqësisht shqetësimet e tjera fashiten pasi e di se askush nuk po bën asgjë për të na mbrojtur në ndonjë mënyrë. ”

Hawa Coulibaly nga Virxhinia thotë se ka në plan të votojë dhe po i kushton vëmendje çështjeve.

“Jam e shqetësuar me ato që po ndodhin dhe mendoj se qeveria e ka situatën në dorë. Mendoj se qeveria po bën më të mirën që mund të bëjë.”

Këto përgjigje nga këndi i lojrave reflektojnë ato që gratë do të thonë në kutitë e votimit.

Margie Omero është me firmën kërkimore Purple Strategies në Virxhinia. Ajo e quan atmosferën “të mjerueshme”.

“Njerëzit po ndjehen pak më mire ekonomikisht, të paktën gjendja nuk është përkeqësuar, por e sheh se ky shqetësim është zëvendësuar me shqetësimet për mosfunksionimin e qeverisë dhe paqëndrueshmërinë ndërkombëtare - ISIS apo Ebola dhuna në shkolla, krimi.”

Neil Newhouse, anketues me organizatën Public Opinion Strategies në Virxhinia, thotë se ky mund të jetë lajm jo i mire për demokratët.

“Kemi patur tani 114 muaj rresht me amerikanët që besojnë se vendi i tyre po shkon në drejtimin e gabuar. Kjo është periudha më e gjatë e një pesimizmi të vazhdueshëm që kemi parë në gati 30 vjet në këtë vend”.

Newhouse thotë se ka patur një hendek gjinor në politikën amerikane për disa dekada:

“Burrat janë më shumë republikanë, grate më shumë demokrate dhe e dini që burrat votojnë më shumë për çështje ekonomike, ndërsa grate më shumë për çështje të sigurisë personale.”

Edhe brenda grupit të grave votuese, ka një ndarje tjetër thotë Isabel Sawhill në Institutin Brookings.

“Gratë e martuara aktualisht ka më shumë të ngjarë të votojnë republikanët sesa demokratët, ndërsa grate beqare ka të ngjarë të votojnë më shumë demokratët. Pra nuk është vetëm ndarja gjinore që tenton të shkojë në favor të demokratëve në përgjithësi.”

Ashtu si Nancy dhe Hawa i thanë Zërit të Amerikës, shumë gra amerikane thonë se duan që kongresi dhe presidenti të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet.

XS
SM
MD
LG