Lidhje

Ligjvënësi Eliot Engel uron arritjen e marrëveshjes


Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi deklaratën e mëposhtme në lidhje me marrëveshjen historike të arritur sot për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata vijon si më poshtë:

"Unë përgëzoj Kosovën dhe Serbinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Në veçanti, do të doja të vlerësoja kryeministrin Thaçi për guximin dhe gatishmërinë e tij për të marrë vendime të vështira dhe kryeministrin Daçiç për pragmatizmin e tij dhe vizionin për të ecur përpara. Angazhimi personal i Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka qenë kritik për këtë marrëveshje historike. Marrëveshja dërgon një sinjal të qartë shprese për një rajon që kërkon t'i jap fund konfliktit dhe se popujt e tyre duan të jetojnë në paqe dhe prosperitet në Bashkimin Evropian. Ky është edhe një tjetër konfirmim i faktit se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë.

Kanë kaluar nëntë-vjet që kur BE-ja deklaroi në Samitin e Selanikut se "e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian". Hyrja e Kroacisë në BE në korrik afirmon këtë vizion strategjik. Pas marrëveshjes së sotme, është koha për BE-në për të forcuar besimin e shteteve të tjera të Ballkanit se ditët e tyre janë pranë, përfshirë edhe Kosovën. Kjo është aspiratë e përbashkët e anëtarësimit në BE që lidh shtetet e Ballkanit së bashku. Marrëveshja e sotme nënvizon besimin se rajoni do të përparojnë kur të gjitha shtetet e Ballkanit të bashkohen në familjen evropiane.

Ndërsa i ofron Serbisë një datë për negociatat e pranimit në BE, Bashkimi Evropian duhet t’i ofrojë edhe Prishtinës atë që vendet e tjera të Ballkanit tashmë e kanë marr: Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për të udhëhequr orientimin europian të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për t’u dhënë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të udhëtuar në BE. Shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën; Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - tani duhet të afirmojnë sovranitetin e Kosovës. Dështimi i tyre për të njohur Kosovën jo vetëm do të vonojë përparimin e vendit në BE, por edhe atë të Serbisë. Dialogu synon të sigurojë një të ardhme të begatë, për të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë. Sot u dha një sinjal i qartë se e ardhmja e Ballkanit mund të jetë e ndritshme, por ka ende shumë punë për t’u bërë përpara”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG