Lidhje

Nisma "Mbill Pemën Tënde" vazhdon


Duke sfiduar motin e ftohtë me rreshje, disa qindra të rinj vullnetarë, pjesëtarë të Nismës “Mbill Pemën Tënde” dhe Lëvizjes “Ecovolis”, mbollën një mijë fidanë pranë landfillit të Sharrës 10 km në perëndim të kryeqytetit.

Nisma "mbill pemen tende"
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00

Ata mbollën për disa orë fidanët e blerë me një dollarë copa po nga vullnetarët, siç u shprehën ata në shkëmbim të një kafe më pak nëpër klubet e Tiranës.

Ambicja e të rinjve është që ta pyllëzojnë këtë zonë jashtëzakonisht të ndohtur, ku për më tepër shkarkohen çdo ditë qindra ton mbeturina urbane nga kazanët dhe shtëpitë e kryeqytetit.

Sipas tyre, ajo zonë duhet mbjellë sa më parë, duke e kthyer pak nga pak në pylll të sistemuar.

“Një kafe më pak për një pemë më shumë në Tiranë”; kjo është lajtmotivi i këtyre veprimtarëve, që kanë përhapur në të gjithë vendin nismën e tyre me veprime të vogla me ndikim të madh.

Tirana është një nga qytetet më të ndotura të Shqipërisë dhe të Europës. Nismat për uljen e ndohtjes janë të shumëllojshme, nga urdhërat për pakësimin e automjeteve dhe kontrollin e kantiereve të ndërtimit, deri te mbjellja e pemëve.

Nisma “Mbill pemën tënde” është një histori suksesi, ku vullnetarët po japin ndihmesën e tyre modeste për të ndryshuar gjendjen e rëndë, duke mbjellë për më shumë se 3 vjet qindra mijëra fidanë në kryeqytet dhe në qytete të tjera problematike nga ana e mjedisit.

XS
SM
MD
LG