Lidhje

Ellen DeGeneres, rekord në Twitter me foton në Oskars


Me një fotografi, komediania dhe drejtuesja e ceremonisë së Çmimeve Oskar, Ellen DeGeneres vendosi një rekord të ri në Twitter me fotografinë e ndarë më shumë në historinë e këtij shërbimi.

Aktori Bradley Cooper nxorri fotografinë e DeGeneres të rrethuar nga një grup yjesh të Hollivudit në transmetimin e mbrëmshëm. DeGeneres e publikoi atë në Twitter dhe brenda disa orësh ajo u shpërnda më shumë se 2.1 milion herë.

Kjo shënon rekord ndaj fotografisë së presidentit Barack Obama pas fitores në vitin 2012 e cila u shpërnda nga 780 mijë tweets.

Përveç Cooper dhe DeGeneres në foto përfshihen Jared Leto, Jennifer Lawrence, Meryl Streep, Brad Pitt, Angelina Jolie, Lupita Nyong'o, Julia Roberts dhe Kevin Spacey.

Së bashku ky grup ka fituar 11 çmime Oskar.

Tweeteri bëri që shumë njerëz të përdornin shërbimin në të njëjtën kohë duke shkaktuar ndërprerë të tij nga kërkesa e madhe për gati gjysmë ore.
XS
SM
MD
LG