Lidhje

Propozohet shkarkimi i nën-kryetarit të KLD-së, Elvis Çefa


Komisioni hetimor parlamentar vendosi sot të kërkojë shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe një antari tjetër Lulzim Lelçaj, pasi janë konstatuar disa shkelje në detyrë.

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Armand Subashi, tha se propozimi do t'i dërgohet parlamentit dhe do të shqyrtohet javën e tjetër, së bashku me rekomandimet për disa reforma në këtë fushë.

Vendimi dhe raporti i komisionit hetimor parlamentar ishin të pritshme, për mënyrën antikushtuese që ato u realizuan. Zoti Çefa tha se shumica politike në qeveri po merr masa për të qeverisur në një pushtet tjetër si ai gjyqësor. “Ky është parim themelor i kushtetutës dhe i demokracisë; kjo nuk është reformë por është shkelje e kushtetutës” - tha ai.

Zoti Çefa thotë se të ashtuquajturat konstatime të deputetëve socialistë nuk kanë të bëjnë me veprime individuale por hedhin dyshime mbi të gjithë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që merr vendime kolegjiale.

“Për një vit rresht shumica e majtë nuk ka shprehur asnjë ide për reforma në drejtësi, - tha zoti Çefa, - por në 1 shtator ata miratuan 3 ligje anti-kushtetuese për drejtësinë dhe vazhduan komisionin hetimor paralel me tryezën e presidentit Nishani, ku u angazhuan për bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje”.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në komision hetimor. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Ministria e Drejtësisë paraqitën dokumenta, ku grupi i deputetëve socialistë mbështetën kërkesat për shkarkimin e zotërinjve Çefa dhe Lelçaj, të dy antarë të KLD, të zgjedhur nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG