Lidhje

Marshimi i familjarëve për mbështetje ndaj Sindromit "Down"


Duke sfiduar motin e ftohtë dhe me rreshje, fëmijët me sindromin Down dhe familjarë të tyre zhvilluan sot një marshim në qendër të Tiranës.

Ata u nisën nga shtëpia e lindjes Mbretëresha Geraldinë, për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi nevojat e tyre.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit mbi sindromin down dhe prindërit janë mbledhur së bashku me qendrën Down Sindrome Albania.

Prindërit thonë se hasin vështirësi të shumta, sepse është vështirë të bashkërendohen përpjekjet e të gjitha palëve; familja, qeveria dhe shoqëria civile.

Drejtuesja e Qendrës Down Sindrome Albania, Emanuela Zaimi, thotë se krahas diskriminimit dhe lënies pas dore, fëmijët me sindromin Down vuajnë nga mungesa e shërbimeve bazë, që duhet të japë shteti qysh në fëmijërinë e hershme.

Më pas mungon shkollimi i tyre, formimit profesional dhe e punësimi i tyre.

Qendra për kujdesin ndaj Sindromit Down jep shërbime falas për këta fëmijë, jo thjesht duke kërkuar dhurime nga biznesi, por edhe duke ndërgjegjësuar institucionet shëndetësore për zbatimin e ligjeve dhe garantimin e vizitave dhe kujdesin ndaj tyre.

Një numër i konsiderueshëm fëmijësh dhe të rriturish i përkasin këtij grupimi. Prej shumë dekedash Shqipëria asnjëherë nuk ka patur struktura për shkollimin dhe punësimin e tyre dinjitoz.

XS
SM
MD
LG