Lidhje

Trafiku i emigrantëve të paligjjshëm në Shqipëri


Policia e Gjirokastrës tha sot se po përballet me raste të shtuara të trafikut të emigrantëve të paligjjshëm nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Emigrantet hyjnë nga kufiri grek dhe e përdorin Shqipërinë si një pikë tranzit për të udhëtuar drjet Italisë dhe vendeve të tjera perëndimore. Sipas policisë kufitare të Gjirokastrës 47 emigrantë pa dokumente nga Afganistani, Sudani, Algjeria dhe Pakistani u ndaluan mbrëmë gjatë një operacioni në brezin e kufirit tokësor të Shqipërisë me Greqinë.

Policia tha se po heton mbi trafikantët që organizonin transportimin e këtij grupi. Të gjtihë emigrantët e bllokuar pritet të kthehen pas drejt kufirit grek mbi bazë të procedurave që policitë e të dy vendeve zbatojnë kohëve të fundit.

Pas zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri kjo formë e re e trafikut ka rigjallëruar rrjetet kriminale që organizojnë transportimin e emigrantëve kundrejt shumave të mëdha financiare.

Policia shqiptare po heton nëse rrjetet shqiptare veprojnë në bashkëpunim me rrrjetet ndërkombëtare të trafikut të emigrantëve. Policia e Gjirokastrës thotë se gjatë oepracioneve të fundit po ndihmohet nga kamera termike që mundësojnë vëzhgimin natën si dhe pajisje të tjera të dhuruara nga qeveria amerikane si pjesë e kontributit për rritjen e sigurisë së kufijve shqiptarë.
XS
SM
MD
LG