Lidhje

Emigrantë shqiptarë kthehen nga Greqia për më shumë shanse ekonomike


Emigrantë shqiptarë kthehen nga Greqia për më shumë shanse ekonomike

Emigrantë shqiptarë kthehen nga Greqia për më shumë shanse ekonomike

Pas rënies së komunizmit dy dekada më parë, Greqia u bë toka e re e premtuar për qindra mijra shqiptarë. Mirëpo tani që Greqia është e përfshirë nga probleme të thella financiare, disa emigrantë e shohin veten viktima të kësaj krize. Një pjesë e tyre e shikojnë Shqipërinë ekonomikisht më premtuese dhe i kjo i ka nxitur të kthehen përgjithmonë.

Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të punëtorëve të huaj në Greqi, shumë më tepër se sa të tjerët. Ata kanë qenë ndër të parët që e kanë ndjerë efektin e krizës.

Që nga fillimi i krizës financiare globale, problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Itali dhe në vendet e tjera të Europës si dhe në Shtetet e Bashkuara janë pasqyruar në rënien e parave që ata dërgojnë që arritën nivelin më të ulët në vitin 2009 krahasuar me 2004-ën.

Shqipëria me 3,3 milion banorë llogaritet të ketë 800,000 emigrantë në Greqi dhe 400,000 në Itali. Të ardhurat nga emigrantët kapin mbi 20 përqind të GDP-së në Shqipëri. Zyrtarisht, papunësia në Shqipëri kap më shumë se 14 përqind.

XS
SM
MD
LG