Lidhje

Imigrantët në Gjermani për ndryshimin e ligjeve


Police from EU Countries Join Forces to Tackle Illegal Immigration

Police from EU Countries Join Forces to Tackle Illegal Immigration

Imigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët kanë kërkuar statusin e refugjatit në Evropë, shpesh ballafaqohen me periudha të gjata pritjeje para se qeveria të marrë vendim për t’i lejuar të vendosen në vendet e BE-së në mënyrë të ligjshme. Vitin e kaluar, disa azil-kërkues e humbën durimin. Në Gjermani, Austri dhe vende të tjera, ata u larguan nga qendrat e mbajtjes së imigrantëve dhe ngritën tenda për të tërhequr vëmendje mbi kauzën e tyre. Një kamping i tillë me tenda qëndroi i hapur gjatë muajve të dimrit aktual në Berlin, me ndihmën e banorëve dhe imigrantëve të tjerë. Korrespondenti Michael Scaturro njofton nga Berlini:

Në tetor imigrantë nga e gjithë Gjermania marshuan në sheshin Oranienplatz në lagjen Kreuzberg të Berlinit në shenjë proteste ndaj asaj që e konsiderojnë si zvarritje nga ana e qeverisë në procesin e shqyrtimit të aplikimeve të tyre për statusin e azilantit.
Kampingu me tenda administrohet nga vetë imigrantët me ndihmën e banorëve vendas si Coco, një amerikane në të 20-tat:

“Ne jemi vendosur në pikën e informimit, ku shumë imigrantë vijnë dhe na pyesin nëse mund t’i ndihmojmë, për të gjetur një vend për të ngrënë, për t’u larë, apo për të larë rrobat. Kemi një dosje të madhe me të dhëna për njerëzit në këtë zonë që kanë ofruar ndihmë, qoftë duke liruar dhoma në banesën e tyre, ose mundësinë për t’u larë apo për të larë rrobat”.

Kampingu është mjaft i madh. Në disa tenda ka soba, në disa të tjera ka klinika, shpjegon Aisha, një grua nga Somalia.

“Po diskutojmë si mund të ndihmojmë gratë të njihen me të drejtat e tyre”.

Në anën tjetër të kampingut është një i ri nga Mali. Ai është i rezervuar dhe nuk pranon të thotë emrin.

Përmes një përkthyesi, ai shjegon se u largua nga Mali, përmes Libisë dhe arriti në Itali, e pastaj udhëtoi me tren për të ardhur në Gjermani.
Ka imigrantë të tjerë që nuk janë aq të rezervuar:

"I'm Napoli Polanga - I'm from Sudan."

Napoli Polanga është nga Sudani. Ajo ka kërkuar statusin e azilantes më shumë se një vit më parë, por nuk është e sigurtë që do ta marrë:

“Tani thjesht po presim. Na thonë të hamë e të flemë. Ne kërkojmë më shumë, prandaj kemi dalë këtu për të treguar se ka ardhur koha e rezistencës”.

Lëvizja ka tre kërkesa:

“Të deklarojmë të jashtëligjshme kampet apo burgjet për imigrantët. Është absurde që Gjermania na mban në kampe. Duam të nxjerrim jashtë ligji mundësinë për deportimin e imigrantëve. Po ashtu kërkojmë lirinë e lëvizjes në Gjermani”.

Paula Riester është anëtare e Këshillit Bashkiak në Berlin nga Partia e Gjelbër. Ajo dhe partia e saj, si dhe përkrahësit e tyre po ndihmojnë me fonde funksionimin e kampingut. Ajo thotë se nuk mendon që qeveria aktuale do të miratojë ndryshime të tilla dhe shpresa e vetme është zgjedhja e një qeverie të re në vjeshtë.

Oliver Mohr, zëdhënës për Ministren e Imigracionit Maria Boehmer, thotë se e kupton irritimin e imigrantëve, por shton se vendimi do të merret nga politikanët gjermanë. Ai shpjegon se ligjvënësit gjermanë duhet të ratifikojnë ndryshime për të përmirësuar gjendjen e imigrantëve.

Deri në miratimin e ligjit, imigrantët nuk kanë zgjidhje të tjera. Imigrantët që arritën të marrin miratimin e aplikimeve të tyre nga autoritetet konsiderohen si fatlumë. Por ata imigrantë që kanë ardhur në Gjermani nga një vend tjetër evropian, si Italia, mund të deportohen në këto vende nëse paraqesin kërkesën e azilantit në Gjermani. Ky veprim bazohet në ligjin Dublin II të Bashkimit Evropian. Disa imigrantë kërkojnë ndryshimin e ligjit, por nuk ka shumë të ngjarë të realizohet një gjë e tillë. Megjithatë imigrantët thonë se do ta vazhdojnë betejën.
XS
SM
MD
LG