Lidhje

Emigrantët polak në Britani të pa prekur nga kriza ekonomike

  • JulieAnn McKellogg

Emigrantët polak në Britani të pa prekur nga kriza ekonomike

Emigrantët polak në Britani të pa prekur nga kriza ekonomike

Gati shtatë milionë emigrantë jetojnë në Britani. Një grup i emigrantëve në veçanti është rritur në mënyrë dramatike që nga viti 2004, kur vendet e tyre u pranuan në Bashkimin Evropian, dhe ata mund të punojnë lirisht në Britani. Sot 600 mijë njerëz nga Evropa Lindore jetojnë në Britani - shumica në Angli - dhe dy të tretat e tyre janë polakë, të cilët duket se janë më mirë se shumë emigrantë të tjerë në këto kohë të vështira ekonomike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës JulieAnn McKellogg sjellë hollësi.

Kuzhina karakteriktike nga atdheu është qëllimi i përditshëm i një prej restoranteve më të vjetër dhe ndoshta më të njohur polakë në Londër, Gessler në Daquise.

Por nuk është vetëm ushqimi. Është puna në një mjedis të njohur për emirgrantin polak Jarek Hunek, i cili u mbështet nga miqtë në komunitetin polak për të filluar jetën në Britani në fillim të këtij viti.

“Ata më ndihmuan të gjej punë dhe më dhanë një dhomë në shtëpinë e tyre. Ata më shpjeguan gjithçka që duhej të dija për Anglinë dhe Londrën”.

Jarek Hunek gjithashtu kishte një përparësi tjetër gjatë përpjekjeve për të gjetur punë.

“Ishte më lehtë për mua sepse unë flas anglishten, pra kjo më ndihmoi shumë”.

Bizneset polake si ky mbajnë të punësuar 84 për qind të polakëve në Britani – më shumë se sa popullsia vendase.

Carlos Vargas Silva i cili punon në Universitetin e Oksfordit thotë se polakët janë në një gjendje më të mirë se sa emigrantët tjerë gjatë kësaj rënie të ekonomisë, sepse ata zakonisht vijnë për punë, jo për arsye familjare.

“Ata janë të gatshëm të bëjnë punët që popullata lokale nuk dëshiron t’i bëjë. Pra, ata janë të gatshëm të pranojnë punët që janë më të ulëta duke pasur parasysh aftësitë e tyre”.

Shumë prej tyre janë shumë të aftë dhe të arsimuar – si Jarek Hunek, i cili është infermier, por ka vendosur të punojë në industrinë ushqimore.

Ekonomisti Jonathan Portes thotë se përkundër faktit që polakët dhe shumë emigrantë tjerë nga Evropa Lindore janë me kualifikime të larta për të bërë punët që paguhen më pak në Britani, shumë prej tyre janë të rinj dhe ka të ngjarë që ata të përparojnë në tregun e punës.

“Sipas mendimit tim në planin afatëshkurtër ky në fakt nuk është problem i madh sepse ata janë kryesisht të rinj. Ata do të përparojnë”.

Për emigrantët më të moshuar si 57-vjeçari Edward Britski, zotërimi i gjuhës angleze nuk është i mjaftueshëm. Ai ka kërkuar punë në Britani për një vit dhe thotë se është bërë më e vështirë të gjendet punë sepse aplikuesit e rinj që po kërkojnë punë janë më të arsimuar.

“Tani ka shumë njerëz, siç e shihni këtu, që vijnë nga e gjithë bota. Dhe të gjithë po përpiqen të gjejnë punë. Edhe unë po bëjë të njejtën gjë. Shpresoj se do të gjejë punë sepse unë nuk kam ndërmend të kthehem në Poloni”.

Edhe Jarek Hunek nuk do të kthehet, fal miqësisë që ka krijuar me komunitetin polak ai ka një vend pune dhe është i kënaqur me punën e tij.

XS
SM
MD
LG