Lidhje

Emigrantët shqiptarë në Greqi kthehen për Pashkët


Disa qindra emigrantë shqiptarë po kthehen nga Greqia për festën e Pashkëve ortodokse duke sfiduar krizën ekonomike dhe financiare dhe kushtet e këqija të motit.

Në kufirin shqiptaro-grek autoritet shqiptare kanë shtuar pikat e shërbimit ndaj emigrantëve shqiptarë. Në Pikën e Kakavijës, Policia e Gjirokastrës tha se në orët e para të mëngjesit hynë rreth pesë mijë emigrantë dhe qindra automjete.

Sipas policisë, në anën shqiptare të kufirit shërbejnë pesë sportele në hyrje të kufirit dhe tre sportele në dalje për të përballur ritmin e lartë të lëvizjes.

Shumica e shqiptarëve udhëtojnë në kufi me autobuzë për shkak të krizës ekonomike. Krahas masave lehtësuese ndaj emigrantëve, policia po rrit edhe kontrollet për format e krimit në kufi.

Në një autobuz të Linjës Vlorë -Athinë policia tha sot se bllokoi një sasi narkotikësh që kishte si destinacion Greqine. Policia tha se arrestoi personin e dyshuar për transportimin e lëndës narkotike.
XS
SM
MD
LG